Tifoz ULTRAS

Të kesh qëndrimin tënd, të jesh ti. Të jesh krenar për qytetin tënd, klubin tënd, tifo grupin tënd. Këto janë disa nga karakteristikat themelore të një tifozi të vërtetë. Tifoz nuk të bën vetëm veshja e rekuzitivate dhe reklamimi i tyre nëpër shkolla, rrugë dhe vende të ndryshme ku qarkullon. Çfarë do lloji të rekuizitit që blen (maicë, bluzon, pallto, bexh e sidomos shall) kanë një vlerë të madhe dhe të veçantë, një krenari ndaj të tjereve por me vete mban edhe përgjegjësi të madhe. 
 
Në këtë mënyrë prezentohesh si pjesë e një rethine, si pjesë e tifo grupit tënd dhe përgjegjësia për hapat e tua të mëtutjeshme është më e madhe dhe mund të jenë të lidhur ngusht me anëtarët tjerë të tifo grupit tënd. Fjalët që do t’i thuash, muhabetet që do t’i bësh ndoshta do të haroen, ndërsa ajo që nuk haroet janë veprat. Secilin nga rekuzitat që ke, fillimisht duhesh t’i kesh veshur në tribunë e pastaj nëpër vende tjera. Prezenca jote nëpër ndeshje është më e rëndësishme sesa të jesh i veshur me rekuzitin e grupit në ndonjë vend tjetër. Poashtu shumë njerëz mendojnë se me blerjen e ndonjë nga rrobet e shtrenjta që kanë lidhje me kulturën tifozerike (“Fred Perry”, “Lacoste”, “Lonsdale”, “Hanry Lloyd”, “Burrbery”, etj) do të bëhen tifozë mbrenda nate. 
 
Mos haro, të kesh ndonjë pjesë të rrobeve të shtrenjta nga këto brende dhe ti veshish në ndeshje është krejt në regull, mirëpo tifozi i cili pretendon të ndjek stilin “ULTRAS” çdo herë në rend të parë i ka rekuizitat e grupit. Me blerjen e reukizitit të grupit ti kontribon për grupin dhe vlerëson mundin e atyre shokëve që mundohen tribuna ku mer pjesë edhe ti të duket sa më bukur. Të deklarohesh si tifoz, nuk do të thotë që ti të bëhesh mendjemadh dhe vetjak, por duhesh të jesh shembull për të tjerët. Të dëshmosh besnikërin ndaj klubit, pa marrë parasysh se çka ndodh. 
 
Sigurisht se shumë nga ne hasin në probleme të ndryshme jetësore, familjare, edukative, shoqërore apo fetare. Tribuna nuk mëson që t’i ato pas dore sepse edhe ato janë pjesë e jetës tënde, por mundohu që edhe mos të mungosh nëpër ndeshjet, të mos mungosh në aktivitetet e grupit. Tifozi nuk është ashtu siç mendojnë ata të cilën nuk ia dojnë të mirën sportit apo kulturës tifozërike, atyre të cilëve ju konvenon që të kenë tifozë të “paedukuar” që kontrollohet lehtë. 
 
Nuk është tifozi ai që do dhunë, përveç se në raste të rralla kur provokohet nga tjetërkush. Tifozi nuk është vetiak, tifozi me shokët e tij ndan gjithçka që ka. Ai nuk është i kompleksuar, por është i bujshem. Nëse është fillestar në shkallët e tribunës ai nuk e don “famën, por ndihet krenar që është pjesë e tifo grupit. Të jesh tifoz e sidomos të bësh pjesë në udhëheqësinë e grupit do të thotë të ndihmosh shokët. Të interesohesh për aktivitetet, të punosh në punimin e koreografive, transparentave, themelimin e këngëve. 
 
Kuptohet se esenca e të qenurit tifoz më së shumti ka të bën me ndjekjen e ndeshjeve mbrenda dhe jashtë, por ndihma yte në aktivitetet nuk duhet të mungon. Këtë askush nuk do t’a imponon nëse nuk je në situatë të tillë që t’a realizosh. Eja përkrahe klubin në ndeshjet brenda, kur të mundesh udhëto jashtë në qytetet tjera. Por asnjëherë mos u dorrëzo. Asnjëherë mos mendo se nuk ia vlen. Nëse tash nuk shkon në transfertë për të ndjekë klubin, nëse të gjith të thonë se je ende i ri, ti mos u dorrëzo dhe dashuria yte ndaj klubit nuk guxon të zvogëlohet. 
 
Do të vjen koha kur do të jesh në mudnësi ta japish maksimumin tënd. Me rëndësi është ta duash klub me gjithë zemër, të ëndërosh për të. Të mundohesh të bëhesh tifoz i cili do të jetë shembull për të tjerët dhe të punosh në edukimin e tyre se si duhet të mbrohen ngjyrat e klubit me besnikeri, me këngë anembanë ku do që klubi yt. Edhe më të moshuarit dikur kanë pasur fillimet e tyre, ashtu edhe ti. Ndëgjo atë që kërkohet prej teje në tribunë dhe jashte saj, sepse bashkëpunimi sjell suksesin. 
 
Edhe ti ndonjëherë do të rritesh dhe ndoshta do të kesh fëmijë afër teje. Asnjëherë mos i largo fëmijët të cilët këndojnë afër teje, sepse dikur edhe ti ke qenë fëmijë dhe të moshuarit kanë kënduar bashkë me ty. Me rëndësi është të jesh present në ndeshje, vetë, me shokë, me dashamirë, nuk ka lidhje me kë, vetëm të jesh prezent dhe të këndosh. Nuk është me rëndësi se a do të shikoj dikush, me rëndësi është se zëri yt ndegjohet edhe ti je aty. Beso, çdo herë do të ketë dikush që do të ketë parasysh veprat tua. 
 
Pra, duhesh të jesh krenar me klubin tënd, me grupin tënd, të jesh ajo cka je, e jo të bëhesh aktor kinse je tifoz sepse tribunës nuk i duhen ato që aktrojnë aty por ata që këndojnë dhe veprojnë si tifozë. Nuk ka kuptim të qëndrosh në stadium dhe të hash fara e kikirika dhe të komentosh ndeshjen, deri sa dikush tjetër mundohet të përkrah klubin drejt fitores. Atë mund të bësh edhe pas ndeshjes.
 
Vendi që ke zënë ti në tribunën tifozërike është privilegji. Në atë tribunë ka vend vetëm për ata tifozë që e kanë zemrën plot dashuri për klubin dhe grupin. Mos haro se edhe ti je shembull për të tjerët dhe afër teje do të qëndrojnë tifozë të ri të cilët do të ndjekin çdo hap dhe çdo lëvizje tënde. Bëhu shembull i mirë për gjeneratat pas teje dhe udhëzoi ata se si duhet të vepron një tifoz.