Saturday, April 2, 2011

KORTEZHET

KORTEZHET- janë një ndër mënyrat më të përhapura me të cilën bota tifozerike vepron. Perpos rebelimit dhe elementeve tjera të tifozerisë gjatë viteve të gjashtëdhjeta, fillon të perdoret edhe “masa protestuese” si lloj i ngjajshëm me kortezhet, duke bërë dallimin ndërmjet tubimeve tjera. Kortezhet ngjallin emocione të forta te të gjithe ato të cilët janë pjesë e atyre, gjatë kortezheve është një ndjenjë e unitetit (të gjithë së bashku drejt një qëllimit). Me organizimin e kortezheve tifo-grupet duan t’a manifestojnë madhësin, forcën, seriozitetin nga njëra anë dhe nga ana tjetër ndjenjën se je pjesë e grupit dhe qytetit që i takon. Ekziston një lloj klasifikimi i ndërlikuar i kortezheve:

– Demonstrimi në masë i cili ka karakter politik
– Demonstrimi në masë i cili ka për qëllim mbrojtjen e mjedisit jetesor
– Demonstrimi në masë i cili shpreh ndonjë pakënaqësi
– Demonstrimi në masë i organizatave të ndryshme, OJQ-ve, etj.

Në vitet e shtatëdhjeta ndodhin korteot e para tifozërike të cilat marrin një hov të madh, me një ndjenje të madhe të bashkimit, por më shumë ju kanë ngjarë shpirtit studentor. Fotografi të kortezheve të pare nuk ekzistojnë, por vlen të theksohet se në rend të parë kanë qëndruar udhëheqësit e grupit (tek ne njihet më shumë si “EKIPA E PARË”) si një forcë dominuese, a atyre ju kanë pri flamuj të mëdhenj, shalla dhe jehona e këngëve që ka paralajmëruar ardhjen e grupit.

Kortezhet zakonisht formohen në sheshe, parqe ose vende të ndryshme varësisht prej asaj se prej ku kanë vendosur udhehëqesit e grupit dhe prej aty nisen drejt tribunave të tyre. Në këtë kohë mund të vërehen kortezhe në stilin e "masës e cila përcjell një të vdekur",me të cilën kanë treguar se atë dite dikush do te varoset. Kortezhe të stilit të tillë kanë pasur tifozët e Veronës, Torinos dhe të Xhenovës në atë kohë. Edhe në ditët e sotme kortezhet praktikohen nga ana e tifo grupeve në qytetet e tyre, ndërsa vlen të theksohet se kortezhet me më shumë adrenaline cilësohen ato kortezhe të cilët bëhen nëpër qytete me dy apo më shumë tifo grupe, si dhe kortezhet që bëhen jashtë qytetit.

Në vitet e tetëdhjeta kortezhet bëhen arsyeja kryesore e krijimit të një spektakli dhe me atë të tërhiqen sa më shumë njerëz nëpër stadiume. Rritet numri i flamujve të cilët valohen gjatë marshimit nëpër rrugë, improvizohen koreografi me shalla, ndizen flakadanë dhe tymuese, me çka dhe provokohet policia. Moment i rëndësishëm i cili do t’ia ndryshon pamjen kortezheve paraqesin masat e rrepta të sigurisë të cilët vijnë si rezultat i përleshjeve të shumta mes tifozëve.
 
Keto masa radikale rrënjësisht do t’a ndryshojnë kuptimin e kortezeheve, e filluar në vitet e shtatëdhjeta dhe të tetëdhjeta kur edhe tifo grupet mysafire në stadiume vinin në kortezh. Shoqërimi nga ana e policisë, helikopterat, policët dhe mekanizmat tjerë të ministrive për punë të mbrendshme, bejnë që kortezhet t’a humbin kënaqësinë e vet dhe ato shëndërrohen në shëtitje të thjeshtë nëpër rrugët e qytetit, gjë që është në kundërshtim me kulturën tifozërike. Sot mos sigurimi i masës, është rast i rallë te një numër i vogël i grupeve por jo si rezultati i neglizhencës nga ana e policisë por si vendosshmëri e grupit, me arsyen se tifozët nuk kanë nevojë për sigurim nga organet e rendit.

No comments:

Post a Comment