Sunday, April 10, 2011

Momente nga tubimi për iniciativën për rikthim të KF Shkupit (Sllogës) i mbajtur më 09 Prill 2011.




Shifemi të dielën më 17 Prill 2011 në orën 18:00.

Wednesday, April 6, 2011

Iniciativë për rikthim të KF Shkupit (Sllogës)

"Kur t'më shihni se jam tretur, mos mendoni se kam vdekur".

Këto janë disa nga vargjet e poezisë së Naim Frashërit (Fjalët e Qiririt) që Shvercerat e këndojnë me melodi të Ilir Shaqirit gjithandej ku KF Shkupi (Slloga) zhvillonte ndeshje.

Shvercerat me datë 09.04.2011 në ora 20:00 do të tubohen në shkallët e tribunës në Çair, por ketë rradhë jo për t'i perkrahur lojtarët sepse ndeshje nuk do të ketë. Ketë rradhë do të tubohemi fillimisht për dashurin ndaj klubit që ende jeton në zemren e çdo shkupjani dhe njëherit të dërgojmë një porosi deri tek personat përgjegjës, duke filluar prej kryesisë së klubit e deri te udhëheqësia e komunës. Është koha e fundit që të ndërmiret diçka dhe të fillojnë pregaditjet për rikthim në garat e sezonit e ardhshëm.

KF Shkupi (Slloga) dhe tifozët e tyre "Shvercerat" janë sinonim dhe simbol i rezistencës për të gjithë shqiptarët e Shkupit dhe më gjërë.

PREZENCA ËSHTË OBLIGATIVE!!!

Saturday, April 2, 2011

KORTEZHET

KORTEZHET- janë një ndër mënyrat më të përhapura me të cilën bota tifozerike vepron. Perpos rebelimit dhe elementeve tjera të tifozerisë gjatë viteve të gjashtëdhjeta, fillon të perdoret edhe “masa protestuese” si lloj i ngjajshëm me kortezhet, duke bërë dallimin ndërmjet tubimeve tjera. Kortezhet ngjallin emocione të forta te të gjithe ato të cilët janë pjesë e atyre, gjatë kortezheve është një ndjenjë e unitetit (të gjithë së bashku drejt një qëllimit). Me organizimin e kortezheve tifo-grupet duan t’a manifestojnë madhësin, forcën, seriozitetin nga njëra anë dhe nga ana tjetër ndjenjën se je pjesë e grupit dhe qytetit që i takon. Ekziston një lloj klasifikimi i ndërlikuar i kortezheve:

Thursday, March 31, 2011

26 Mars 2011, Shqiperi vs Bjellorusi 1:0

Kualifikime per kampionatin Evropjan

Euro 2012, Poloni-Ukraine

26 Mars, 2011

Stadiumi "Qemal Stafa"

Shqiperi vs Bjellorusi 1:0

Tirona Fanatics, Plisat Prishtine, Shvercerat Shkup

Reagim dhe deklarate sqaruese pas dhunes dhe incidenteve ne stadium

Tirona FANATICS, SHVERCERAT Shkup, PLISAT Prishtine, sqarojne opinionin sportiv se per shkak te brutalitetit te policise ne shkallet e stadiumit, u ndjene te detyruar te braktisin ndjekjen e ndeshjes ne pjesen e pare. Anetaret e 3 tifogrupeve te shtyre nga ndjenja e atdhedashurise i ndjekin rregullisht ndeshjet e Kombetares. Por, dhuna pa arsye e policise ndaj nesh, na detyroi te largohemi per te mos sjelle pershkallezimin e metejshem te situates. I kujtojme zyrtareve te Federates dhe atyre te policise se trajtimi me dy standarte i tifozeve ne stadium, nuk i sherben qellimit  te perbashket: fitores se Kombetares sone.