Wednesday, April 6, 2011

Iniciativë për rikthim të KF Shkupit (Sllogës)

"Kur t'më shihni se jam tretur, mos mendoni se kam vdekur".

Këto janë disa nga vargjet e poezisë së Naim Frashërit (Fjalët e Qiririt) që Shvercerat e këndojnë me melodi të Ilir Shaqirit gjithandej ku KF Shkupi (Slloga) zhvillonte ndeshje.

Shvercerat me datë 09.04.2011 në ora 20:00 do të tubohen në shkallët e tribunës në Çair, por ketë rradhë jo për t'i perkrahur lojtarët sepse ndeshje nuk do të ketë. Ketë rradhë do të tubohemi fillimisht për dashurin ndaj klubit që ende jeton në zemren e çdo shkupjani dhe njëherit të dërgojmë një porosi deri tek personat përgjegjës, duke filluar prej kryesisë së klubit e deri te udhëheqësia e komunës. Është koha e fundit që të ndërmiret diçka dhe të fillojnë pregaditjet për rikthim në garat e sezonit e ardhshëm.

KF Shkupi (Slloga) dhe tifozët e tyre "Shvercerat" janë sinonim dhe simbol i rezistencës për të gjithë shqiptarët e Shkupit dhe më gjërë.

PREZENCA ËSHTË OBLIGATIVE!!!

No comments:

Post a Comment