Moda nëpër stadiume

Fillimet e paraqitjes së modës nëpër stadiume lidhet me vitet e 60-ta, ku djem të cilet bënin pjesë në familje të cilët kishin të ardhura materiale të mira preferonin të mbajnë diçka që është “brend”. Për këta njerëz klubet e natës dhe stadiumet ishin vendet më të përshtatshme ku kanë mundur t’i mbajnë këto veshje. Në vitet e 80-ta në Britaninë e Madhe lind termi “FOOTBALL CASUALS” që vjen si rrjedhshmëri nga “SKINHEADS”. Krahas veshjes së tyre specifike që kishin “SKINHEADS”, (“Harrington”, “Fred Perry”, “John Wood”, “Ben Sherman”, “Lonsdale”, “Dr. Martens”, etj) nëpër rrugët, pabet dhe stadiumet britaneze masovikisht fillojnë të paraqiten djem në (“Peter Storm”, “Pringle”, “Lacoste”, “Burberry”, “Billo”, etj). Po në ato kohë nuk kanë ekzistuar shumë dyqane dhe të rinjtë janë detyruar të mbajnë xhins “LEVIS” të kombinuara me bluza tenisi siç janë: “Fila”, “Lacoste”, “Sergio Tachini” dhe “Head”. Këto ishin veshje të para të “CASUAL”-cave (Kezhuallcave). 

Në atë kohë shumica e veshjeve i silleshte nga vendet tjera. Klubet britaneze në atë kohë sundonin me futbollin evropjan dhe tifozët shfrytëzonin çdo rast për të blerë ndonjë nga ato veshje. “Scousers”, tifozët e “LIVERPOOL”-it, klub i cili ka qenë 4 herë kampion i Evropes, kishin rast që gati se çdo dy javë të udhetojnë në Itali, France dhe vende tjera dhe për të blerë ndonjë nga këto veshje. Ndër veshjet kryesore të asaj kohe kanë qenë edhe patikat “ADIDAS – Samba”, “Diadora – Borg Elite”, etj. Nga fundi i viteve të 80-ta, “CASUAL” euforia bëhet preokupimi më i madh i tifozëve. “Lacoste” dhe “Burberry” janë një nga brendet e ralla të cilët mbijetuan edhe pas 20 viteve mbajtën famën e tyre. Sëbashku me kohët ndryshon edhe moda nëpër stadiume. Poashtu edhe xhaketat “Golf” dhe bluzat polo “Ralf Rolen” kanë qenë veshje nga të cilët tifozët asnjëherë nuk iu larguan. Për herë të parë vëreheshin djem 16-17 vjeçar të mbledhin nga 150 funta për një xhemper apo per një çift patika. Një nga brendet më elite është “Stone Island”, që për herë të parë është paraqitur nëpër stadiumet e Britanisë së Madhe nga fundi i viteve të 80-ta. Kur ky brend arriti në Londër veçmë kishte arritur koston prej 200 funta-sterlina. 

Nga fundi i viteve të 90-ta policia arriti që të kupton lidhjen ndërmjet veshjeve me brend të lartë dhe huliganëve. Policia konstatoi se nuk duhet vënë re atyre tifozëve të cilët këndojnë gjatë 90 minutave dhe veshin fanela të klubit, por duhet përcjell ata të cilët vishen me rroba të shtrenjta, kalojnë kohën nëpër pabe, sillen rrugëve të lagjes ku gjendet stadiumi sepse kanë ndalesë për për të hyrë mbrenda. Shumica nga grupet e tilla kanë bexhin apo shenjën/brendin e vet. Në ditën e ndeshjeve në disa pabe në kryeqytetin e Uells-it ka qenë e ndaluar të hysh mbrenda nëse ke qenë i veshur me xhaketë “Stone Island”, ndërsa në “Portsmouth” janë detyruar që t’ia heqin etiketën në të cilën shkruante brendi. Kompanitë “Hacker” dhe “Stone Island” ishin të detyruar që të zëvendësojnë logon e tyre për shkak se nuk deshën që huliganët të mbajnë rrobet e tyre.

Shembull më i freskët për të cilën u ngrit famë për huliganët të veshuë me modën më të re nëpër stadiume ishte ndeshja ndërmjet Anglisë dhe Turqisë, e cila u zhvillua në “Sunderland”. Dy pabe ishin totalisht të shkatërruara ndërsa një tifoz ishte në gjendje kritike. Kur policia tentoi që t’i ndan tifozët, u bë një kaos i madh dhe lufta ndërmjet “CASUAL”-cave anglez dhe policisë zgjati pothuajse një orë. Një orë para se të ndodh kjo, një grup tifozësh turk ishin të sulmuar në qendrën e qytetit dhe policia arrestoi një prej sulmuesve. “Unë jam tifoz i Arsenalit dhe këta muta para 2 viteve më kanë therrur me thikë shokun tim” - ka thënë një tifoz anglez . Në të njejtën ngjarje poashtu edhe një gazetar pësoi më dajak para “MC Donalds”-it. Gjatë tërë ndeshjes tifozët turk kanë qenë të sulmuar dhe në drejtim të tyre është hedhur me mjete të forta. Pas fitores së Anglisë ndodhi kaos i madh. Mbi 20 tifozë hyrën në fushë të ndajnë gëzimin me lojtarët. Shumica ishin të veshur me “Stone Island”, “Burberry”, ndërsa atë ditë policia arrestoi rreth 110 huligana.

Policia nëpër stadiumet e Anglisë më shumë i përcjellin ata të cilët veshen me rrobe të shtrenjta, nga vet fakti se ata janë të cliët shkaktojnë kaosin më të madh. Adhurusit e futbollit nëpër Evropë me dekada të tëra mundohen t’i kopjojnë dhe të bëhen si tifozët anglez që ndikoi shumë që moda të përhapet edhe nëpër stadiumet evropjane. Tek ne shumë e shumë nuk dihet për modën nëpër stadiume.

Shkupi Casuals!